Gjon Karrica apo siç njihet me emrin artistik, Lugati, ka qenë një nga emrat më të spikatur në edicionin e parë të Big Brother VIP.
Ai është pëlqyer jashtëzakonisht shumë për karakterin e tij si dhe për energjinë pozitive.
I njëjti së fundmi u ka dhënë mundësinë fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.
Njëra nga pyetjet kishte të bënte me banoren aktuale të Big Brother VIP Kosova 2, Edona James.
“Çfarë mendimi ke për Edona James?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua Karricës.
“Shumë argëtuese, shyhreti i shtëpisë”, u përgjigj ai.
Lugati ndërkaq u detyrua të largohej nga spektakli i parë në mes të lojës për shkak të problemeve shëndetësore. /Telegrafi/