Telegrafi

Luftime në Ukrainë, 6 të vrarë

Andriy Lysenko, zëdhënës i Ushtrisë ukrainase, u tha mediave se në intensifikimin e papritur të luftimeve në lindje të Ukrainës është vrarë një ushtar ukrainas, njofton AFP, transmeton KosovaPress.

Kurse mediat pro-ruse kanë njoftuar se janë vrarë dy luftëtarë të forcave rebele dhe tre civilë, nga bombardimet e Ushtrisë ukrainase.

Ndryshe, në përleshjet e rebelëve pro-rusë dhe forcave ukrainase deri më tani janë vrarë rreth 10.000 njerëz./