Telegrafi

‘Luftë në mes të përdoruesve të YouTube dhe TikTok’, indianët e ‘rrëzojnë përtokë’ vlerësimin e TikTok në Google Play Store

TikTok është një nga aplikacionet më të njohura në Indi.

Sidoqoftë, platforma e mediave sociale ka marrë një goditje të madhe në vlerësimet në Google Play Store dhe Apple App Store.

Kjo pasi që, disa përdorues, kryesisht indianë, i kanë dhënë aplikacionit një vlerësim me një yll mbi një video të diskutueshme në YouTube, të titulluar “YouTube vs TikTok: The End”.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, gjatë ditëve të fundit, TikTok është përmbytur me vlerësime me një yje në Google Play Store, duke marrë vlerësimin e saj nga 4.6 yje në 2.0 yje.

Vlen të përmendet se aplikacioni ka ende një vlerësim 4,8 në dyqanin e aplikacioneve të Apple.

E gjitha filloi kur një YouTuber popullor, CarryMinnati, kohët e fundit publikoi një video (YouTube vs TikTok: The End), në të cilën ai kritikoi një video nga krijuesi i TikTok, Amar Siddiqui të cilën YouTube e hoqi për plagjiaturë të përmbajtjes. Incidenti shkaktoi një luftë në mediat sociale midis tifozëve të TikTok dhe YouTubers, duke krijuar një përçarje midis dy platformave.

Meqenëse videoja e Minnati u largua, fansat e YouTuber-it kanë përmbytur mediat sociale për të treguar mbështetjen e tyre.

Siç theksohet tutje, #JusticeForCarry dhe #BanTikTokInIndia ishin disa nga hashtags në trend gjatë javës së kaluar, ndërsa #tiktokdown dhe #tiktokexposed aktualisht janë në trend në mediat sociale.

Një arsye tjetër për uljen e vlerësimeve të TikTok mund t’i atribuohet Faizal Siddiqui, vëllai i Amar Siddiqui, i cili është akuzuar për postimin e një video që lavdëronte sulmet e acidit ndaj grave. /Telegrafi/