Marash Kumbulla duket që është shumë afër të vesh fanellën e Interit, një destinacion i zgjedhur nga lojtari, ndërsa Lazio duket ka që mbetur prapa.
Mbrojtësi shqiptar i Veronës që bëri 26 paraqitje këtë sezon, ka qenë prej kohësh objektivi i tregut i disa skuadrave të mëdha si në Itali ashtu edhe jashtë saj.
Antonio Conte dhe Interi e shohim atë si përforcimin e tyre të parë në rolin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm dhe negociatat tani janë në një pikë shumë të mirë.
Interi thuhet se ka mundur konkurrencën e Lazios, që ishte përpjekur seriozisht në fund të qershorit, kur arriti marrëveshje me lojtarin, i cili ishte pajtuar për një kontrate 5-vjeçare dhe pagë një milion e gjysmë në sezon, shkruan Sky Sport.
Marrëveshja për kartonin e tij prite të jetë rreth 26 dhe 27 milionë euro.
Napoli dhe Juventus po ashtu ishin interesuara për mbrojtësin e lindur në vitin 2000 . /Telegrafi/