Boksierja jonë Donjeta Sadiku garoi sot në Lojērat Olimpike Tokio 2020.
Sadiku pësoi humbje nga Caroline Depuis e Britanisë së Madhe, kategoria 57 – 60 kg.
Depuis është kampione olimpike për të reja dhe finaliste e turneut kualifikues evropian për Tokio 2020.
Humbja e sotme boksieren tonë do ta bëjë më të fortë për garat e ardhshme.
Të pranishëm për ta përkrahur Donjetën ishin edhe drejtuesit e KOK-ut në krye me presidentin Ismet Krasniqi. /Telegrafi/