Muajin e kaluar luftanija amerikane North Carolina në nderë të ditëlindjes së 80-të, ka filluar një festë njëmujore, e gjithashtu po shënohet gjashtëvjetori i arritjes së saj në Willmington.
Më 9 prill të vitit 1941, kjo anije filloi shërbimin e saj në kuadër të marinës amerikane. Anija kryesore e klasit të ri të anijeve luftarake, North Carolina gjithashtu ka qenë luftanija e parë që iu bashkua flotës amerikane, transmeton Telegrafi.
Ka pasur një dizajn të ri “të luftanijeve të shpejta” që sipas sistemit ë marrëveshjes së marinës në Washington, kishte kufizuar armatosjen e saj – por duke rezultuar si një anije që ka arritur ta ruaj hapin me aeroplanmbajtëset e shpejta, shkruan National Interest.
Si pjesë e klauzolës në marrëveshjen e dytë që u mbajt në Londër, arsenali i saj është rritur – nga nëntë topa prej 14 inçëve duke u shndërruar në nëntë tjerë prej 16 inçëve. Gjithashtu ka qenë e armatosur me nëntë topa të kalibrit 5 inç.
Ekuipazhi i saj përbëhej nga 144 oficerë dhe 2.195 ushtarë – përfshirë 86 marinarë. Ndërtimi i saj filloi në vitin 1937 dhe u përfundua në prill të vitit 1941, e në atë kohë konsiderohej si anija me arsenalin më modern në det.
Pas sulmit në Pearl Harbor në dhjetor të po të njëjtit vit, është mobilizuar ekuipazhi që t’i kundërvihet kërcënimeve që vinin nga luftanijet gjermane, në veçanti ndaj luftanijeve Tirpic, ku më pas është dërguar në Paqësor ku mori pjesë në fushatën në Gwandalcanal.
Ka marrë pjesë në çdo ofensive të madhe detare në Paqësor dhe ka fituar 15 yje të luftës. I ka mbijetuar momenteve të vështira, është goditur nga silurët japonezë në shtator të vitit 1942. Ishte përgjigja e shpejtë e ekuipazhit që ajo të funksionalizohet dhe të jetë sërish në hap me flotën.
https://www.youtube.com/watch?v=VHXbsFT9bNg
Deri në fund të luftës ka humbur 10 persona në aksione të ndryshme, derisa 60 tjerë janë plagosur. E pavarësisht këtij fakti, japonezët pretendonin se luftanija është fundosur gjashtë herë.
Ajo është demobilizuar pas luftës, në qershor të vitit 1947, duke mbetur pasive si rezervë e flotës amerikane – derisa edhe u bë publik lajmi që është pensionuar. Megjithatë fushata në tërë shtetin e Karolinës së Veriut e shpëtoi anijen nga çmontimi dhe u zhvendos në Willmington, ku është bërë objekt për kujtimin e veteranëve nga Lufta e Dytë Botërore dhe atyre 11.000 banorëve të Karolinës së Veriut, që dhanë jetën gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Jemi vendi i dytë më i vizituar turistik në shtet dhe e dimë se gjenerojmë shumë nga Willmington”, ka thënë Michael Zalob, president i Këshillit që menaxhon me anijen North Carolina që tashmë është shndërruar në muze.
E pavarësisht që pandemia e COVID-19, goditi rëndë botën, në gjashtëmujorin e ardhshëm janë planifikuar të organizuar një sërë aktivitetesh kulturore në afërsi të kësaj luftanije. /Telegrafi/