Site icon Telegrafi

Lufta tregtare SHBA-Kinë zhvendos 50 miliardë dollarë kriptovaluta në investime të huaja

Qytetarët kinezë zhvendosën 50 miliardë dollarë në vlerë të kriptovalutave jashtë vendit duke shkelur kufijtë e transaksioneve kapitale pasi marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës vazhdojnë të tendosen.

Një raport i botuar nga Chainalysis, përcjell Telegrafi, thotë se qytetarët kinezë kanë shkelur rregullat e kapitalit, pasi qeveria lejon qytetarët të lëvizin afërsisht vetëm 50 mijë dollarë ose më pak jashtë vendit çdo vit.

Kompania shtoi se qytetarët e pasur kanë bërë transaksione përmes investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera, ndonjëherë edhe duke maskuar investimet përmes kompanive guacë [të fshehta].

“Gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit, me ekonominë e Kinës që vuan për shkak të luftërave tregtare dhe zhvlerësimit të juanit në pika të ndryshme, ne kemi parë një lëvizje me vlerë mbi 50 miliardë dollarë të kriptovalutave nga adresat me bazë në Kinë në adresat jashtë shtetit”, tha kompania.

Raporti vuri në dukje se kriptovaluta më e përdorur për këto transaksione ishte Tether, që është e njohur nga ekspertët si “stablecoin”. /Telegrafi/

Exit mobile version