Hapja e tregjeve të aksioneve të Evropë ishte i dobët, pas sesionit më të keq në Wall Street që nga marsi i vitit 2018 dhe pasi Tokio regjistroi një rënie prej 1.5 për qind.
Indeksi FTSE MIB po luhatet, në Paris është pozitiv dhe Dax30 në Frankfurt u rrit pas befasisë që të dhënat për prodhimin industrial në Gjermani për muajin mars ishin më të mirë se sa pritej. Të dhënat mujore treguan një rritje prej 0.5 për qind, ndërsa tregu pret një rënie, përcjell Telegrafi.
Tensionet tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës ende ndikojnë në tregjet ndërkombëtare.
Mbetet të shihet se nëse ardhja në Uashington e negociatorëve kinezë, kryesuar nga zëvendëskryeministri Liu He, do ta ndryshojë situatën.
Ndryshe, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në mënyrë të befasishme ka rritur presionin ndaj Kinës për të arritur një marrëveshje tregtare, duke thënë se ai do të rrisë tarifat për 200 miliardë dollarë për mallrat kineze.
Përfaqësuesi i Tregtisë së SHBA-së, Robert Lighthizer, ka njoftuar se Kina u tërhoq nga angazhimet më specifike të bisedimeve, një masë që do të çonte në ndryshime substanciale në tekstin e marrëveshjes.
Edhe shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, në një konferencë për media ka thënë se mos arritja e një marrëveshje ndërmjet këtyre dy ekonomive kërcënon ekonominë botërore. /Telegrafi/