Telegrafi

Lufta tregtare Kanada-Kinë, kërkohet ndalimi i Huawei nga rrjeti 5G kanadez

Kanadaja duhet të ndalojë kompaninë kineze të telefonise Huawei nga furnizimi me pajisje 5G, sepse rreziku i sigurisë është tepër i madh, kështu tha një ish-shef i sigurisë kanadeze.

Ambasadori i Kinës në Otava ka kërcënuar lidhur me bllokimin e Huaweit, por që ky paralajmërim u hodh poshtë nga qeveria kanadeze. Por, marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan që kur shefja financiare e Huawei u arrestua në Vankuver muajin e kaluar me një urdhër ekstradimi të SHBA-së.

Zyrtarët kanadezë po studiojnë ndikimet e sigurisë të rrjeteve 5G, gjenerata e fundit e komunikimeve mobile.

Richard Fadden, i cili shërbeu si kreu i agjencisë së spiunazhit të Shërbimit të Inteligjencës të Sigurisë Kanadeze nga viti 2009 deri në vitin 2013, përmendi atë që kjo ishte prova për bllokimin e kompanisë.

“Qeveria e Kanadasë duhet të injorojë kërcënimet dhe të ndalojë Huawein nga rrjetet 5G të Kanadasë për të mbrojtur sigurinë e kanadezëve”, shkroi ai në Globe & Mail, përcjell Telegrafi.

Disa aleatë kanadezë kanë vendosur tashmë kufizime në përdorimin e pajisjeve Huawei, duke përmendur rrezikun e spiunazhit.

Kina arrestoi dy kanadezë muajin e kaluar pas arrestimit të Meng Wanzhou, shefe financiare në Huawei dhe vajzës së themeluesit të kompanisë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, tha se fjalët e Fadden ishin “të pakuptimta”.

Një grup prej 143 akademikësh dhe ish-ambasadorësh nga e gjithë bota i shkruan një letër të hapur presidentit kinez Xi Jinping, duke i kërkuar atij që të lirojë dy kanadezët. /Telegrafi/