Ka përfunduar xhiroja e 35-të edhe në takimet mes Arbërisë e Llapit dhe ajo në mes të Feronikelit dhe Besës.
Skuadra nga Dobraja ka fituar në shtëpi ndaj asaj nga Podujeva me rezultat 3-2, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.
Ishte minuta e 12-të, kur Llapi kaloi në epërsi me anë të Kastriot Selmanit.
Por, Arbëria nuk u dorëzua deri në fund të pjesës së parë dhe i barazoi shifrat në 1-1 në të 42-në.
Pjesa e dytë ishte edhe më intensive, pasi u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Ishte minuta e 47-të, kur mysafirët e rikthyen epërsinë me atë të Muhamet Hysenit.
Mirëpo, sërish vendasit i barazuan shifrat në 2-2, duke bërë takimin edhe më të nxehtë.
Kur ishte minuta e 67-të, Arbëria përfitoi nga një mundësi e artë, pasi e përmbysi rezultatin në 3-2, duke bërë që të merrte tre pikë të arta.
Në takimin mes Besës dhe Feronikelit, ishin vendasit që shënuan qysh në minutën e 13-të, duke kaluar në epërsi.
Por, Nikli në minutën e 35-të, i barazoi shifrat në 1-1.
Edhe 45 minutat e dytë kishte gola dhe spektakli nuk mungoi.
Ishte skuadra mysafire që shënoi dy herë, për të siguruar tre pikë të arta.
Në minutën e 50-të dhe në atë të 60-të, Feronikeli ia doli të përmbyste shifrat.
Pas javës së 35-të, Feronikeli është në të shtatin me 41 sosh, Arbëria në të tetin me 40, Trepça ’89 me 39 dhe Besa me 12 sosh. /Telegrafi/