Një luftë për kujdestarinë e të birit, e kthyer në një tragjedi të vërtetë. Beteja gjyqësore bëri që një burrë nga Queens, New York, James Shields 40 vjeç, të vrasë djalin e tij 6 vjeç, ish-gruan dhe partneren e tij aktuale, para se të drejtonte armën drejt vetes, për t’i dhënë fund jetës.
Krimi i trefishtë ndodhi mbrëmjen e së hënës, në apartamentin ku jetonte me gruan e tij të parë Linda Olthof, 47 vjeçe dhe djalin e tyre, James Jr, por edhe bashkëshorten e re.
Gruaja dhe djali të cilët jetonin në Holandë, ishin kthyer në qytet në mënyrë që djali të rrinte disa kohë me të atin.
Olthof ishte urdhëruar që ta linte ish-burrin të shihte djalin herë pas here, por burri duke mos pranuar situatën që ishte krijuar bëri masakër të vërtetë, por para se të kryente krimin la një letër ku kishte shkruar, “Kisha një jetë perfekte, por tani çdo gjë është shkatërruar”.
Në muajin prill James Shields kishte krijuar një faqe në GoFundMe ime titull “Child Kidnapping” (Fëmijë i rrëmbyer), duke përshkruar me detaje se si beteja për kujdestarinë e djalit po shkatërronte martesën e tij aktuale, por edhe gjithë jetën, shkruan noa.al.
“Djali im i bukur është 6 vjeç dhe jeton me ish-gruan time në Vendet e Ulëta. Ishim të martuar dhe duke qenë se nuk arrija të gjente punë si aktore, ajo u kthye në vendin e saj në Holandë. Ishte shtatzënë me fëmijën tim dhe më shkatërroi. Kam shpenzuar një mal me para, për të qenë pranë djalit dhe tashmë ai ka dëshirë të kalojë më shumë kohë me mua në SHBA”, shkruante burri në faqen e hapur.