Maqedonia është kryeqendra e lajmeve të rreme, që ndryshe quhen ‘Fake News’.
Jo vetëm që lajmet e rreme nga Maqedonia që ndikuan në garën presidenciale në SHBA në vitin 2016, por lajmet e rreme ndikuan edhe krijimin e klimës së inateve mes partnerëve të pozitës në Maqedoni, LSDM dhe BDI.
Duhej pak që lajmëtarët e rrejshëm të nuhasin konfliktin mes partnerëve rreth gjuhës shqipe, për të shfrytëzuar këtë gjendje për të krijuar lajme të rreme.
U morr si shembull lajmi i vitit 2016 kur BDI-ja hoqi ministrat nga qeveria e atëhershme me OBRM-PDUKM-në.
Këto lajme u kthyen në qarkullim dhe ndikuan për të hutuar opinionin, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Ahmeti i heq ministrat. Qeveria bie” ishte titulli i lajmit të vjetër që u aktualizua nga disa portale jo-profesionale në gjuhën maqedone.
Reaguan edhe nga BDI-ja por edhe nga LSDM-ja, duke kritikuar një praktikë të tillë dhe duke siguruar se partneriteti i tyre është i fortë.
Deri sa portalet nuk janë të rregulluara me ligj, në Maqedoni do të ketë shpifje, rrena dhe dezinformim të opinionit. Nga ana tjetër, lajmet e rrejshme kanë ndikuar që qytetarët MOS ju besojnë mediave elektronike. /Telegrafi/