Telegrafi

Lufta në Ukrainë, Real Madridi përfiton duke nënshkruar me Vinicius Tobias e Shakhtar Donetsk

Shakhtar Donetsk ka konfirmuar se Vinicius Tobias ka nënshkruar me Real Madridin.

Mbrojtësi 18-vjeçar brazilian i bashkohet Los Blancos në formë huazimi deri në fund të sezonit dhe do të luajë për Castillan.

Vinicius nënshkroi për Shakhtarin vetëm në janar, por nuk ishte në gjendje të debutonte për ukrainasit për shkak të konfliktit me Rusinë.

Që atëherë, FIFA lejoi lojtarët në ligën ukrainase të lëvizin jashtë afatit kalimtar, duke lejuar Real Madridin të bëjë lëvizjen e tyre.

Real Madrid ka opsionin për ta bërë të përhershëm nënshkrimin e Vinicius nëse ai impresionon me paraqitjet e tij në ekipin rezervë.

Madridi ka një histori të gjatë të mbrojtësve brazilianë, duke përfshirë figurat legjendare si Roberto Carlos dhe Marcelo, deri tek Cicinho që nuk është se shkëlqeu shumë. /Telegrafi/