Elon Musk ka sugjeruar që lufta e tij e planifikuar “në kafaz” me bashkëthemeluesin e Meta, Mark Zuckerberg, do të zhvillohet në një “lokacion epik”.
Në një seri postimesh në X, i njohur më parë si Twitter, Musk tha se ka qenë në kontakt me kryeministrin italian dhe ministrin e kulturës për organizimin e ngjarjes, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ai gjithashtu rikonfirmoi se lufta do të transmetohet drejtpërdrejt në X dhe Meta.
The fight will be managed by my and Zuck’s foundations (not UFC).
Livestream will be on this platform and Meta. Everything in camera frame will be ancient Rome, so nothing modern at all.
I spoke to the PM of Italy and Minister of Culture. They have agreed on an epic location.
— Elon Musk (@elonmusk) August 11, 2023
Musk, 52 vjeç, shkroi: “Lufta do të menaxhohet nga fondacionet e mia dhe të Zuck (jo UFC). Livestream do të jetë në këtë platformë dhe Meta”.
“Gjithçka në kornizën e kamerës do të jetë Roma e lashtë, pra asgjë moderne”.
“Kam folur me kryeministrin e Italisë dhe ministrin e Kulturës. Ata kanë rënë dakord për një vend epik”.
Ai shtoi: “Gjithçka e bërë do të respektojë të kaluarën dhe të tashmen e Italisë. Dhe të gjitha të ardhurat shkojnë për veteranët”.
⚔️ Gladiator ⚔️
— Elon Musk (@elonmusk) August 11, 2023
Përveç referencës për Romën e lashtë, Musk postoi edhe fjalën “gladiator” me dy emoji shpata të kryqëzuara.
Kjo bëri që disa përdorues të X të spekulojnë se lufta mund të zhvillohet në Koloseum – amfiteatri ku mbaheshin garat gladiatorësh gjatë Perandorisë Romake. /Telegrafi/