Javë më parë, Klajdi Musabelliu e ka publikuar këngën e re, të cilën e ka titulluar “Lucky, Me Fat” dhe e ka kompletuar me videoklip.
Klipi që e shoqëron këngën është në formë të një videoanimacioni artistik që e plotëson në mënyrën më të mirë këtë baladë.
Vet këngëtari është kujdesur për ta bërë muzikën e kësaj kënge, si edhe për ta shkruar tekstin.
Sa i përket orkestrimit, miksimit dhe masterizimit, për këtë pjesë është kujdesur Arbër Kocllari.
Ndërkaq, Elton Vogli e ka bërë videoanimacionin që e shoqëron këngën “Lucky, Me Fat”. /Telegrafi/