Telegrafi

Lucas Vazquez ofendoi gjyqtarin gjatë El Clasicos

Sanchez Martinez do të hyjë në histori si gjyqtari i parë që ka përdorur teknologjinë VAR në El Clasico, edhe pse për këtë Lucas Vazquez pati fjalë ofenduese për gjyqtarin teksa po e bënte këtë veprim “historik”.

Teksa po akordonte penalti me ndihmën e VAR-it pas një ndërhyrje nga Raphael Varane, gjyqtari u përball me fjalë të ashpra nga stoli i realit.

“Je duke e bërë m*t”, brohoriti Vazquez nga stoli disa herë në drejtim të Martinezit.

Iritimi i Realit erdhi pasi ndeshja vazhdoi disa momente para se gjyqtari të merrte sinjalizimin e VAR-it.

Teknologjia VAR këtë sezon ka gjetur përdorim në La Liga dhe në shumicën e kampionateve kryesore përpos në Ligën Premier.

Nuk dihet nëse Vazquez mund të përballet me dënim nga La Liga për këtë qasje të ashpër ndaj gjyqtarit Martinez.

Reali pësoi humbje me rezultat 5-1. /Telegrafi/