Site icon Telegrafi

Lucas Torreira pëson lëndim të rëndë në takimin që Arsenali po e zhvillon ndaj Portsmouthit në FA Cup – stafi mjekësor e bartë uruguaianin me barelë

Lucas Torreria ka pësuar një lëndim të rëndë në përballjen që Arsenali po e zhvillon ndaj Portsmouthit në kuadër të 1/8-së së finales në FA Cup.

Mesfushori uruguaian pësoi një lëndim në kyçin e këmbës, duke mos arritur që të vazhdojë takimin.

Mikel Arteta u detyrua të zëvendësojë Torreiran në minutën e 16-të, duke futur në vendin e tij Dani Ceballos.

Pamjet e para tregojnë se lëndimi i uruguaianit është tejet e i rëndë e që sezoni për të mund të përfundojë para kohe.

Arsenali pritet që nesër të tregojë për gjendjen e tij, pas lëndimit të pësuar, derisa rezultati aktual është 0-0 në pjesën e parë. /Telegrafi/

Exit mobile version