Reprezentuesi brazilian, Lucas Lima ka konfirmuar se do të bashkohet me Barcelonën nga klubi aktual i tij, Santosi, në një transferim të lirë në muajin janar.
Sipas mediumit ESPN Brasil, 26-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje afatgjate me klubin spanjoll deri në vitin 2023 me vlerë katër milionë euro në vit, me para-kontratën që do të nënshkruhet pas 1 korrikut.
Raporti thekson se lojtari ka konfirmuar se ata tashmë kanë rënë dakord për një lëvizje, pavarësisht nga shqetësimet e raportuara nga klubi mëmë Santosi, që klubi katalanas i ka folur lojtarit pa lejen e tyre.
Marrëveshja e mesfushorit në klubin brazilian përfundon në fund të vitit dhe ai do të shkojë në Camp Nou si transferim i lirë, ndërsa ai është i afërt me Neymarin, i cili është vëllai i ish të dashurës së tij Raffaela.
Lima ka fituar 14 paraqitje për vendin e tij të origjinës dhe raportohet se më parë është ndjekur edhe nga Real Madridi dhe Bayern Munich.
“Ne jemi të lumtur për të, për shkak të lojtarit që ai është”, ka thënë për ESNP bashkëlojtari i tij te Santos, Bruno Henrique.
“Ai është një lojtar, cilësitë e të cilit nuk diskutohet, një reprezentues i Brazilit. Ai e ka ndihmuar Santosin shumë”, përcjell Telegrafi.
“Ai do të jetë super i lumtur në ekipin në të cilin ai po shkon. Ne do të humbasim atë, por jeta vazhdon. Ne i duam atij shumë fat në Barcelonë”, përfundoi bashkëlojtari i Limas. /Telegrafi/