Lucas Hernandez është futbollist i fundit që vendosi të mos e prezantojë Spanjën në nivelin kombëtar.
Ai ka zgjedhur të luajë për Francën, pasi ka lindur në Marseille edhe pse si lojtarë është zhvilluar te Atletico Madrid.
Spanjës i janë larguar shumë futbollistë të njohur nga duart edhe pse kanë mundur ta përfaqësojnë këtë vend.
Më i madhi mbetet Lionel Messi, i cili me La Rojan, do të fitonte pa dyshim shumë.
“Do të isha krenar nëse do të luaja për Spanjën”, kishte thënë para shumë viteve, Dani Alves, i cili pastaj zgjodhi Brazilin.
Pastaj vjen Rafinha, i cili kishte vendosur të luante te Spanja U-19, për të kaluar pastaj te Brazili.
Emeryc Laporte ka vendosur që të luajë për Francën që nga viti 2016.
I lindur nga dy prindër spanjoll, kishte luajtur madje edhe në Kombëtaren U-19, Gonzalo Castro, ka zgjedhur ta përfaqësojë Gjermaninë.
Amorebieta kishte luajtur për të rinjtë e Spanjës, por edhe pse në atë kohë e ftoi Del Bosque, ai zgjodhi Venezuelën.
Po ashtu edhe Jeffren Suarez ka zgjedhur Venezuelën.
I fundit mbetet Messi, i cili e kishte pranuar ka pasur bisedime me Spanjën, por ai gjithmonë ka dashur të luajë për Argjentinën. /Telegrafi/