Telegrafi

Lucas Hernandez i pavendosur për të ardhmen, të martën vendimi përfundimtar

Lucas Hernandez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij nëse do të bëj transferim këtë verë ose jo.

Mbrojtësi francez i Bayernit është duke menduar nëse do të qëndroj te Bayerni për të nënshkruar një kontratë të re, apo të transferohet në Ligue 1 ku ka një ofertë nga Paris Saint Germain.

Qendërmbrojtësi ka një kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2024, derisa presidenti i Bayernit ka konfirmuar bisedimet për vazhdimin e saj.

Lexo po ashtu Bayerni vendos për shitjen e Pavard dhe Lucas Hernandez, ia cakton çmimin e largimit mbrojtësve francezë

“Jemi në bisedime me Lucas për një kontratë të re. Ai është një lojtar tepër i mirë që na përshtatet shumë, dhe sigurisht që është dëshira jonë që ta lidhim atë me ne në afat të gjatë”, tha presidenti i klubit Herbert Hainer.

Megjithatë gazeta gjermane Bild dhe ajo franceze L’Equipe kanë raportuar se Hernandez do të marrë një vendim deri të martën mbrëma më së largu sa i përket të ardhmen së tij.

Lexo po ashtu Nagelsmann nuk u përshëndet nga plotë 14 futbollistë të Bayernit, ndër ta edhe shumë senator të ekipit

Besohet se lojtari është pajtuar më parë me një ofertë nga PSG që besohet se është shumë më e mirë në aspektin financiar se ajo e Bayernit.

Në rast se vendos të largohet në drejtim të Parisit, atëherë Bayerni do të kërkojë të fitojë mbi 60 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit francez. /Telegrafi/