Lucas Hernandez ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij nëse do të bëj transferim këtë verë ose jo.
Mbrojtësi francez i Bayernit është duke menduar nëse do të qëndroj te Bayerni për të nënshkruar një kontratë të re, apo të transferohet në Ligue 1 ku ka një ofertë nga Paris Saint Germain.
Qendërmbrojtësi ka një kontratë me bavarezët deri në verën e vitit 2024, derisa presidenti i Bayernit ka konfirmuar bisedimet për vazhdimin e saj.
“Jemi në bisedime me Lucas për një kontratë të re. Ai është një lojtar tepër i mirë që na përshtatet shumë, dhe sigurisht që është dëshira jonë që ta lidhim atë me ne në afat të gjatë”, tha presidenti i klubit Herbert Hainer.
Megjithatë gazeta gjermane Bild dhe ajo franceze L’Equipe kanë raportuar se Hernandez do të marrë një vendim deri të martën mbrëma më së largu sa i përket të ardhmen së tij.
Besohet se lojtari është pajtuar më parë me një ofertë nga PSG që besohet se është shumë më e mirë në aspektin financiar se ajo e Bayernit.
Në rast se vendos të largohet në drejtim të Parisit, atëherë Bayerni do të kërkojë të fitojë mbi 60 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit francez. /Telegrafi/