Telegrafi

Lucas Hernandez, mbrojtësi që pëlqehet shumë nga Barcelona

Barcelona është duke menduar përforcimin në të gjitha repartet dhe për sulmin vazhdon të flitet për yllin e Bayern Munich, Robert Lewandoëwkin.

Por edhe për mbrojtjen Barcelona dëshiron të marrë një lojtar nga bavarezët, pasi bëhet fjalë për Lucas Hernandezin.

Me largimet e pritshme të Clement Lenglet dhe Samuel Umtiti, si dhe me Gerard Pique që po sheh perëndimin e karrierës si futbollist, një qendërmbrojtës është i nevojshëm.

Po ashtu klubi po mendon edhe për një mbrojtës të majtë, në mënyrë që Jordi Alba të mund të marrë pak frymë.

Këto probleme Barça mund t’i zgjidhte vetëm me një emër, atë të Lucas Hernandez.

Sipas mediave në Spanjë, Lucas Hernandez është një nga emrat e preferuar të Xavit për t’ju bashkuar katalanasve.  Lojtari i bavarezëve ka qenë prej kohësh në krye të listës.

Kontrata e mbrojtësit francez me bavarezët zgjat deri më 2024, ndërsa nuk dihet nëse klubi do e shesë 26-vjeçarin. /Telegrafi/