Telegrafi

Luca Toni: Serie A ka nevojë për lojtarë të mëdhenj si nënshkrimi i Interit me Lukakun

Fituesi i Kupës së Botës me Italinë, Luca Toni është i lumtur që sheh Romelu Lukakun të kthehet te Interi.

Sulmuesi i Chelseat është rikthyer te Interi në formë huazimi për një sezon, pasi u transferuar sezonin e kaluar për 115 milionë në Stamford Bridge.

Ky rikthim i yllit belg është vlerësuar lartë nga legjenda italiane, Toni, i cili mendon se Serie A ka nevojë për më shumë lojtar të kalibrit botëror.

Lexo po ashtu Bashkëbisedimi i Lukakut me presidentin e Interit – sulmuesi premtoi shumë gola

“Lukaku kthehet aty ku ishte më i miri me Conten”, ka thënë fillimisht Toni.

“Te Chelsea ai nuk bëri aq mirë, dhe për këtë arsye ai zgjodhi të kthehej dhe të veshë sërish fanellën e Interit”.

Lexo po ashtu Lukaku flet me presidentin e Interit për Asllanin: Ka vetëm 20 vjet, por sillet si 27 - me pëlqen mentaliteti i tij

“Futbolli italian ka nevojë për lojtarë të mirë. Sulmuesit italianë janë duke luftuar”.

“Ne kemi nevojë për lojtarë të mëdhenj për ta bërë ligën më të mirë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/