Site icon Telegrafi

Luani që po vdes urie në kopshtin zoologjik, është fshehur nga menaxhmenti për shkak të disa pamjeve që po qarkullojnë në internet (Video)

Një luan i cili me sa duket nuk ka ngrënë me muaj të tërë është fshehur nga menxahmenti i një kopshti zoologjik në Daki të Bangladeshit, me qëllim që mos ta shohin vizitorët, pasi kanë rrjedhur pamjet ku ai shihet duke luftuar për jetë.

Luani Guboraj qëndron i shtrirë në kafaz, kurse pa ndonjë problem i shiheshin eshtrat dhe boshti kurrizor, transmeton Telegrafi.

Qytetarë të shumtë i kanë bërë thirrje menaxhmentit të kopshtit zoologjik që të bëjnë më shumë, dhe ta ushqejnë më mirë këtë luan të gjorë.

Siç mund të shihet në video, ai në një moment ngritët në këmbë, por pasi që i bën disa hapa rrëzohet sërish në tokë. Veterineri Nazmul Jabar, ka deklaruar se Guboraj vuan nga disa sëmundje që me kalimin e viteve kanë sulmuar sistemin e tij imunitar.

“Ne do të bëjmë gjithçka që t’i japin barna dhe ushqim, por ai nuk do të ekspozohet më para vizitorëve”, ka shtuar ai.

Pas publikimit të videos, në Bangladesh ka iniciuar një peticion drejtuar presidentit të vendit Abdul Hamid që urgjentisht të ndërmarrë diçka lidhur me këtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=31&v=4hLL2lOocVo

 

 

Exit mobile version