Site icon Telegrafi

Luani kap djalin trevjeçar për qafe, babai “lufton” me bishën me çantë të shpinës – fundi ishte fatal për kafshën

Një baba kishte shpëtuar të birin e tij 3 vjeç, duke hedhur një çantë shpine në drejtim të një luani, pasi kafsha kishte kapur vogëlushin për qafe.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një park në Kaliforni.

Ndërkohë, janë publikuar disa pamje që tregojnë kafshën të ngjitur në një pemë, bashkë me çantën.

Mediat bëjnë të ditur se e gjitha ndodhi kur luani ka kapur djalin, derisa ai ishte duke ecur me pesë anëtarë të tjerë të familjes së tij të hënën.

Autoritetet e Zjarrfikësve kanë deklaruar se babai i djalit erdhi në shpëtim duke hedhur një shpinës në drejtim të kafshës.

Macja e madhe më pas hodhi djalin, kapi çantën dhe u ngjit në pemë.

Shërbimet e urgjencës e çuan fëmijën në spital, ku ai raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme me lëndime në qafë.

Duke parë rrezikun, kafsha është mbytur nga autoritetet.

Zyrtarët nga Departamenti amerikan i Kafshëve të egra thuhet se “i dhanë zbatimit të ligjit vendor miratimin për neutralizimin e luanit për shkak të kërcënimit të sigurisë publike”.

Sulmet nga luanët malorë janë të rralla në Kaliforni, por mund të jenë vdekjeprurëse kur ato ndodhin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version