Site icon Telegrafi

“Luaneshë”, reagimi i kryeministrit Edi Rama pas fitores së Distria Krasniqit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama reagoi sot pasi Distria Krasniqi ka arritur t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Rama në një postim në rrjetin social Facebook, Distria Krasniqin e ka quajtur “luaneshë”.

“LUANESHË. Bravo, Bravo, Bravo”, shkruan Rama.

Ndryshe, xhudistja Distria Krasniqi ka arritur ta bëjë krenare gjithë shqiptarët, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Distria e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar tri ndeshjet e para dhe pastaj edhe finalen për ta fituar të artën olimpike.

Pejania ka fituar ndeshjen e parë ndaj me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë. /Telegrafi/

Exit mobile version