Telegrafi

Luaneshat “copëtojnë” shqiponjën, tmerrohen vizitorët e kopshtit zoologjik (Video, +18)

Ky është momenti rrëqethës kur dy luanesha e bëjnë copa një lloj shqiponje, në prani të  vizitorëve të një kopshti zoologjik.

Ky lloj i shqiponjës fillimisht fluturon mbi zonën ku po qëndronin luaneshat që kërcejnë për ta kapur, dhe pasi që varet në një tel arrijnë ta rrëzojnë në tokë, transmeton Telegrafi.

Luaneshat pa u menduar dy herë e kafshojnë dhe largohen paksa për ta “ndarë drekën” bashkë, derisa vizitorët e kopshtit zoologjik Colchester në Essec të Anglisë mbetën të habitur.

Videoja e publikuar më poshtë tregon momentin kur luaneshat e “masakrojnë” llojin e shqiponjës e njohur me emrin Yatsey.

Sipas menaxhmentit të kopshtit zoologjik, nuk ishin luaneshat ato që e rrëzuan në tokë, por erërat e forta që frynin në ato momente.

Pamjet janë filmuar nga një studente 22-vjeçe, e identifikuar si Nancy Leëendon nga Befordshire. /Telegrafi/