Prezantuesja e njohur Luana Vjollca gjatë ditës së sotme (e enjte) ka befasuar për të mirë disa fëmijë shumë të veçantë.
Ajo ka vizituar sot Shtpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, ku ka pasur mundësinë të jetë për pak çaste pranë fëmijëve që e ndjejnë mungesën e prindërve.
Në një video që Vjollca ka publikuar në Instagram, ajo tregon momentin e gëzueshëm kur fëmijët takuan për herë të parë atë.
“Dita ime e bukur me engjëj. Më dhuroni ndjenjën më të mirë në botë! Faleminderit për gjithë dashurinë tuaj sa herë takohemi. Zoti ju bekoftë, shihemi shpejt sërish zemrat e mia” (sic.), shkruan Luana në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/