Telegrafi

Luana vuri bast për triumfin e Francës dhe fitoi

Luana Vjollca (Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Luana Vjollca ka fituar 2.500 euro në bastore për finalen e Kampionatit Botëror. Kështu ka bërë të ditur bukuroshja në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka treguar se kishte vënë bast për fitoren e Francës kundër Kroacisë dhe ka dalë fituese.

Ajo kishte investuar 500 euro duke luajtur që të fitonin Les Bleus, si dhe në ndeshje të shënoheshin më shumë se tre gola.

Basti i Luanës (Foto: Instagram/LuanaVjollca)

Dhe ashtu ndodhi, ndërsa në këtë mënyrë, Luana ka fituar 2.250 euro, meqë koeficienti ishte 4.5.

Lexo po ashtu Lajmet për Luanën

“Basti im i parë dhe fitova”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në InstaStory.

Kujtojmë që Franca u shpall kampion bote pas fitores prej 4-2 kundër Kroacisë në finalen e zhvilluar në Luzhniki Stadium.

Ndërkohë, Luana ka paralajmëruar këngën e re që do ta lansojë me videoklip. /Telegrafi/