Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, përherë tërheq vëmendje.
Ajo mundohet që të qëndrojë sa më afër fansave të saj, të cilët e përkrahin vazhdimisht.
Ndërkohë, në disa imazhe të fundit të publikuara në rrjetin social Instagram, ajo ka arritur që të lë gojëhapur dy milionë ndjekësit.
Bukuroshja bionde u shfaq me një veshje plot stil, duke theksuar në rend të parë tiparet e bujshme trupore.
Por, ajo çka zgjoi më shumë kureshtje ishin mesazhet që ajo kishte shkruar mbi fotografitë atraktive.
“A do të largohesh edhe ti, sit ë gjithë njerëzit që I kam dashur”, shkruhej në imazhe.
Kujtojmë se Luana është në përgatitje të projektit të ri muzikor, që do të lansohet shumë shpejt në platforma digjitale. /Telegrafi/