Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, vazhdon të jetë ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Ajo në rrjete sociale ndan imazhe të ndryshme nga përditshmëria, me të cilat i mban të azhurnuar mijëra ndjekësit e saj.
Ndërkaq, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur personazhin që ka zgjedhur për festën e ‘Halloween’.
Luana kësaj radhe nuk ka eksperimentuar shumë, pasi ka zgjedhur të vishet sikur artistja e njohur, Jenniher Lopez.
Këtë veshje Jlo e kishte pasur në vitin 2000, pasi u shfaq në ceremoninë e 42-të të Grammy Awards.
Derisa është frymëzuar nga këngëtarja, Luana në fokus ka vënë edhe linjat e bujshme trupore. /Telegrafi/