Site icon Telegrafi

Luana Vjollca zbulon pak nga tatuazhi në zonën intime

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Këngëtarja dhe prezantuesja Luana Vjollca, ka qenë mjaft aktive këtë verë.

Në fillim të sezonës, ajo publikoi një bashkëpunim me këngëtarin Bujar Qamili, i cili u prit shumë mirë nga publiku.

Kënga “Mi dhe flakë mallit tim” u shndërrua në një nga hitet e kësaj vere, teksa Luana ka premtuar se do të lansojë së shpejti edhe këngë të reja.

Ndërkohë, ajo vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi mjaft të nxehta nga pushimet luksoze që po shijon në Sardenja të Italisë.

Në një nga pozat e fundit me bikini, Vjollca ka treguar edhe pak nga tatuazhi që ka të realizuar në pjesën intime.

Nga fotografia nuk vërehet edhe qartë, megjithatë duket se tatuazhi përbëhet nga disa yje të vegjël.

Pëlqimet dhe komentet nga ndjekësit e saj kanë qenë të shumtë. /Telegrafi/

Exit mobile version