Telegrafi

Luana Vjollca zbulon bashkëpunimin e radhës

Luana Vjollca

Bukuroshja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka paralajmëruar një tjetër projekt të ri muzikor.

Me anë të nj videoje të ndarë në rrjete sociale, ajo zbulon se po vjen me një bashkëpunim.

E njëjta këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Don Phenom dhe artistin Ervin Qerimi.

Biondja mes tjerash ka publikuar edhe një pjesë të videoklipit, ku tregon se do të lansohet më 22 gusht.

Kjo vjen vetëm dy javë pas “Atë natë” që e solli në bashkëpunim me këngëtarin Lumi B.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Luana kishte kohë që i mungoi skenës muzikore shqiptare për projekte muzikore.

Ajo ishte e fokusuar më shumë në programe televizive, pasi po përgatitet për rikthimin në ekran. /Telegrafi/