Prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është ndër personazhi më i pëlqyer në estradën shqiptare.
Përpos prezencës në televizion, bukuroshja bionde është aktive edhe prurjet e reja muzikore.
Por, së fundmi ajo është parë duke shijuar pushimet në Dubai, nga edhe po shpërndan imazhe atraktive.
Në një postim në Instagram, Luana është shfaqur me veshje elegante, ndërsa pozonte e ulur në karrige.
Ajo çka mori më shumë vëmendje ishte bluza e zezë e saj, që përmes dizajnit interesant i kishte zbuluar asaj gjoksin.
Artistja kësaj radhe i kishte lënë flokët e lakuara të lira mbi supe, kurse makijazhin e kishte me nuanca më të errëta.
Theksojmë se “Locos” është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Jay Santos. /Telegrafi/