Këngëtarja dhe moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është një nga personazhet shqiptarë më të ndjekur në Instagram.
Teksa uroi të gjitha gratë për festën e 8 marsit, në një postim të fundit, Luana bëri me dije se femrat nuk duhet të gëzojnë e të kenë të drejta vetëm në këtë ditë, por gjatë gjithë vitit.
“Unë jam femër (vajzë, grua) dhe gëzoj dhe luftoj për të drejtat e mia çdo ditë! Gëzuar 9 marsin”, shkroi bukuroshja Vjollca në mbishkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram.
Në këto imazhe, Vjollca shfaqej mjaft atraktive në të zeza, ndërsa vinte në pah vijën e saj të trupit.
Flokët bionde të lëshuara lirshëm dhe një makijazh i lehtë, i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse në këto fotografi.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat atraktive trupore.
Luana përndryshe përmbylli një sezon të suksesshëm të emisionit argëtues “Shiko kush luan”, ndërsa nuk ka bërë të ditur nëse do të sjellë për fansat ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/