Luana Vjollca padyshim që është ndër personazhet më të popullarizuar në estradën shqiptare.
Ajo është mjaft e angazhuar me punën në ekranet televizive, përfshirë edhe me prurjet e reja muzikore.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se është duke punuar për të sjell kënfën e re.
Luana solli pamje nga studio e producentit Rzon, me të cilin do të bashkëpunojë për hitin e radhës.
“Ndërkohë, punojmë me ekipin tjetër për tjetër sferë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Për këtë paraqitje bukuroshja bionde u shfaq me një veshje sportive, kurse mbante flokët e lidhura mbrapa kokës.
“Locos” ndërkohë është hiti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Jay Santos. /Telegrafi/