Site icon Telegrafi

Luana Vjollca vjen atraktive në fotosesionin e ri

Luana Vjollca (Foto: Instagram)

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, këtë kohë ka qenë mjaft e angazhuar meqë po punon pa ndalë në ndërtimin e një karriereje të bujshme.

Ndonëse tashmë ka përfunduar sezonin e emisionit të ri, biondja ditë më parë bëri të ditur se është duke punuar në një projekt të ri muzikor.

Ndërkohë që jeta e saj është tejet dinamike, ajo nuk heziton që herë pas here të sjellë edhe postime të ndryshme në rrjetet sociale, duke mos i munguar edhe pozat provokuese në koleksionin e imazheve të saj.

 

Kësaj radhe, 28-vjeçarja ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen në formë të mahnitshme.

Lexo po ashtu Luana në studio, përgatit këngën e re

E veshur me një fustan të shkurtër kuq e zi, ajo mori gjithë vëmendjen me dukjen atraktive.

Të shumta ishin komplimentet që pranoi nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe ndjekësit e shumtë, pasi vetëm në Instagram numëron 1.7 milion.

Sa i përket projekteve muzikore, “Ti Amo” mbetet një prej realizimeve të fundit të Luanës që deri më tani ka mbledhur mbi 1.5 milion klikime në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version