Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, është mjaft e ndjekur dhe tashmë ka mbledhur fansa të shumtë.
Biondja në Instagram numëron mbi një milion ndjekë, për të cilët publikon imazhe dhe video të llojllojshme.
Së fundmi, ajo ka realizuar një set të ri fotografik dhe shfaqet tejet unike me veshjen dhe stilin e ri të flokëve.
Me balluke dhe me një fustan lëkureje, Luana duket e hatashme, gjersa mori vëmendjen e të gjithëve.
Prezantuesja Vjollca përpos projekteve që solli gjatë kësaj kohe, së shpejti pritet të fillojë me emisionin e ri.
Megjithatë, nuk dihet akoma se me çfarë formati po vjen, apo do jetë sërish me “Shiko Kush Luan”. /Telegrafi/