Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Luana Vjollca, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.
Ajo ka zgjedhur që fillimin e vitit 2020 ta kalojë në disa prej destinacioneve më luksoze të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Në disa fotografi të publikuara së fundmi në rrjetet sociale, Luana është shfaqur mjaft tërheqëse në Dubai.
Në këtë udhëtim, ajo po shoqërohet nga motra e saj, Marina Vjollca, e cila gjindet atje bashkë me burrin e saj, reperin Getoar Selimi.
Luana ndau së fundmi me fansat një footgrafi mjaft atraktive, ku shihej e veshur në mënhyrë mjaft provokuese, teksa darkonte në një nga restorantet luksoze të Dubait.
Flitet që në këtë udhëtim, ajo po shoqërohet edhe nga i dashuri i saj, Krenar Çoçaj, të cilin bukuroshja Luana Vjollca nuk e ka shfaqur asnjëherë në rrjetet sociale. /Telegrafi/