Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka pozuar së fundmi për revistën e famshme turke, “Modda Turkey”.
Në intervistën për këtë revistë, Luana ka folur rreth karrierës dhe të qenit një personazh i njohur në shtetin shqiptar.
Në setin e ri fotografik të realizuar enkas për revistën, Luana ka përzgjedhur një stil të ri flokësh, duke u shfaqur një bionde me flokë të shkurtra dhje me baluke.
Ajo duket mjaft tërheqëse me pamjen e saj të re, teksa ka publikuar disa fotografi të tjera atraktive për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
E veshur me një bluzë të shkurtër të zezë dhe xhinse të shqyera, bukuroshja Vjollca bëri që të komentohet në masë të madhe nga fansat e saj në Instagram.
Ashtu si thuajse shumica e kolegëve të saj, Luana është detyruar të ndërpresë të gjitha aktivitetet e saj shkaku i pandemisë globale coronavirus. /Telegrafi/