Luana Vjollca u shfaq me tirq në emisionin e fundit
Bukuroshja Luana Vjollca vazhdon të jetë një prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale.
Ajo ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, apo edhe paraqitje në emisionin e fundit.
E kur jemi te “Shiko kush luan”, në puntatën e fundit u transmetua edicioni special që ishte realizuar për festën e 28 nëntorit.
Ky emision ishte shtyrë një javë për shkak të tragjedisë së Shqipërisë, pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën Durrësin.
Në këtë edicion special, Luana ishte shfaqur me veshje kombëtare, duke qenë në frymën e festës së flamurit.
Ajo publikoi së fundmi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga ky program, ku ndër të tjerat shihej me tirq dhe jelekë të qëndisur me simbolet kombëtare. /Telegrafi/