Prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi pas përfundimit të sezonit të katërt të emisionit të saj.
Ajo kështu përmes rrjeteve sociale ka ndarë disa imazhe të reja, në të cilat njëherësh ka theksuar linjat trupore.
Ne mesin e dy milionë ndjekësve që e komplimentuan për dukjen elegante, disa prej tyre e akuzuan se ka përdorur ‘photoshop’ – një program tashmë i përdorur nga një pjesë e madhe e estradës shqiptare.
Kjo ka ndodhur pikërisht tek imazhet ku moderatorja pyet ndjekësit nëse po e ndiejnë mungesën e “Shiko kush Luan” dhe mesa duket beli i hollë ka bërë të mendojnë se është përdorur ‘photoshop’.
Ajo është përgjigjur përmes një videoje që ka ndarë në InstaStory, ndërsa shfaqet duke ecur e vënë në fokus linjat me këngën “Photoshop” të Kepler.
Sidoqoftë, biondja po kalon një kohë të mirë ndonëse nuk ka zbuluar destinacionin e pushimeve luksoze. /Telegrafi/