Telegrafi

Luana Vjollca tregon vijën trupore në një fotografi atraktive nga prapaskenat e emisionit

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Bukuroshja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, vazhdon të jetë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.

Në të shumtën e rasteve, ajo publikon ndonjë fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të emisionit, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Një të tillë, Vjollca e ka publikuar së fundmi për ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

Ajo ka pozuar me një palë tuta dy pjesëshe të zeza, përmes së cilave ka vënë në pah barkun e saj të tonifikuar.

“Cili është qëllimi juaj për vitin 2021”, ka shkruar prezantuesja e ‘Shiko kush luan’ në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve në hapësirën për komente, shumica e të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore. /Telegrafi/