Site icon Telegrafi

Luana Vjollca tregon linjat trupore në fotografinë e fundit, pyet nëse duhet të hajë apo të ushtrojë

Foto: Luana Vjollca/Instagram

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, ka ndërprerë thuajse të gjitha aktivitetet e saj muzikore dhe televizive që pas shpërthimit të pandemisë coronavirus.

Ajo po tregohet aktive herë pas here në rrjetet sociale, duke ndarë me fansat ndonjë imazh nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, Luana publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej me veshje sportive teksa vinte në pah linjat atraktive trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e fotografisë, Vjollca pyet me shaka fansat se nëse është më mirë të ha apo të bëjë ushtrime.

“Pite me kos apo ushtrime ?”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e fotografisë, teksa ka pranuar sugjerime të shumta nga fansat në hapësirën për komente.

Mirëpo duke parë faktin që bukuroshja është në top formë, duket qartë që Luana ka zgjedhur më shumë ushtrimet gjatë kohës së karantinës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version