Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, është ndër emrat më të lakuar ndonjëherë.
Bukuroshja bionde pas shumë angazhimeve në programet televizive, ka vendosur që të udhëtojë.
Ani pse nuk e ka bërë të ditur vendin, postimet nga pushimet tashmë nga ana e saj veçse kanë filluar.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë disa imazhe ku shfaqet plot shik.
Luana kishte vënë në pah këmbët e formësuara dhe tonifkuara, përmes fustani të ngushtë me ngjyrë të zezë.
Flokët i kishte stiluar mbrapa kokës, derisa makijazhi i kishte perfeksionuar edhe më shumë dukjen.
Vlen të përmendet se “Locos” është projekti saj i fundit, që erdhi në bashkëpunime me Jay Santos. /Telegrafi/