Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, pëlqehet në masë të madhe për stilin që ka.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, teksa shpërndan imazhe të ndryshme nga jeta dhe karriera e saj.
Tashmë që ka filluar edhe me sezonin e emisionit të ri, kujdesi për paraqitjet skenike është shtuar edhe më tepër.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo është shfaqur joshëse, ndërsa kishte kuruar çdo detaj të mundshëm.
E veshur me një fustan të gjelbër, asaj i ishin theksuar këmbët e tonifikuara, teksa për makijazh kishte zgjedhur nuanca me shkëlqim.
Ndërsa, sa i përket projekteve muzikore, “Locos” mban titullin hiti i fundit, që erdhi në bashkëpunim me Jay Santos. /Telegrafi/