Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi së fundmi.
Ajo ka zgjedhur ishullin grek Mykonos, për të kaluar pak kohë jo-produktive larg aktiviteteve të përditshme.
Luana e cila është mjaft e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale, i ka mbajtur të azhurnuar ndjekësit me fotografi dhe video nga momentet e bukura që po shijon atje.
Së fundmi, ajo publikoi në Instagram disa fotografi të reja, ku dukej mjaft tërheqëse në plazh.
E veshur me një palë bikini të kuqe, ajo vuri mjaft mirë në pah linjat e saj trupore, ndërsa flokët bionde e kishte lënë të lëshuara në valë të lirshme.
Luana është komentuar gjithmonë për paraqitjet e saj dhe vijën trupore, ku është shquar si një prej femrave me trupin më të mirë në estradë.
Pavarësisht imazheve me të cilat vazhdimisht rrëmben vëmendjen, Vjollca nuk ka bërë të ditur nëse do të vazhdojë të jetë pjesë e Top Channel edhe këtë sezon. /Telegrafi/