Moderatorja dhe këngëtarja nga Shqipëria, Luana Vjollca, po shijon pushimet në Bahamas.
Ajo së fundmi përmes rrjeteve sociale ka treguar se u takua me prindërit e yllit të famshëm, Bebe Rexha.
Në fotografinë e hedhur në InstaStory, biondja shfaqet e lumtur që ka parë prindërit e artistes botërore me origjinë shqiptare.
“Shqipet mes Bahamas. Prindërit e bukur të Bebe Rexhës”, ka shkruar ajo.
“Faleminderit për fjalët e bukura dhe për energjinë pozitive”, tha mes tjerash autorja e “Zemër Luana”.
Nëna e Bebes ndërkaq ka lindur në Amerikë, por që ka prejardhje nga Gostivari i Maqedonisë.
Nga ana tjetër, babai i saj, Flamur Rexha, ka lindur në Dibër dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshë të re. /Telegrafi/