Prezantuesja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, njihet për jetën e saj luksoze në përgjithësi.
Ajo është tejet aktive në rrjete sociale, duke ndarë video dhe imazhe nga përditshmëria e saj.
Sidomos para fillimit të emisionit të saj, ajo shpeshherë publikon fotografi nga veshja e saj, vlera e të cilave arrin mijëra.
Në një postim në Instagram, Shqipe.Closet ka zbuluar se sa ka kushtuar gardëroba e fundit e moderatores dhe njëherësh këngëtares.
Kësaj radhe ajo ka shkuar me markën ‘Balmain’, ku bluza dhe mini-fundi bardh e zi i kushtuan 2.253 euro.
Paraqitjes ajo i ka shtuar edhe disa aksesorë ari, të cilat pothuajse çdo herë nuk mungojnë. /Telegrafi/