Këngëtarja dhe prezantuesja atraktive, Luana Vjollca, nuk heziton asnjëherë që të shfaqet natyrale.
Por, më shpesh e shohim të kuruar dhe me shumë shkëlqim në kreacionet qe ajo bart dhe paraqitjet televizive që i ka.
Drejtuesja e “Pa Limit” kësaj radhe është shfaqur në rrjetin social Instagram pa makijazh, duke treguar bukurinë e saj të jashtëzakonshme, shkruan Telegrafi.
Vet Luana me krenari ka treguar se si duket pa makijazh, teksa u shpreh e kënaqur me trajtimin që po i bën një nga shoqet e saj, Ortjola Bregu.
Luana Vjollca vazhdon të jetë zyrtarisht ‘single’, pavarësisht spekulimeve për një lidhje me një biznesmen nga Prishtina.
Ajo është motra e prezantueses Marina Vjollca, e cila ka një lidhje me superyllin e hip hopit shqiptar, Getoar Selimin.
Luana Vjollca së shpejti pritet të lansojë projektin e saj të ri. /Telegrafi/